75 Mall Live Search
18:11 / E Martë, 19 Gusht 2025 / KV

Arianit Koci kërkon nga deputetët t’i kthejnë pagat për periudhën e pavlefshme të Kuvendit

Avokati Arianit Koci ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shpalli të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025.

Sipas këtij vendimi, deputetët kanë përfituar paga për një periudhë gjatë së cilës Kuvendi ka funksionuar jashtëligjshëm.

“I ftoj deputetët t’i kthejnë pagat e kësaj periudhe. Mos e hani djersën e popullit!”, ka thënë avokati Koci, duke kërkuar përgjegjshmëri dhe transparencë nga përfaqësuesit e qytetarëve./IndeksOnline/