75 Mall Live Search
11:50 / E Shtunë, 07 Qershor 2025 / A. M.

Arianit Koci me reagim të ashpër: Kjo nuk është krizë, por plan kriminal – deputetët të heqin dorë nga pagat!

Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj situatës së vazhdueshme politike në vend, duke e quajtur bllokadën parlamentare “një plan të qëllimshëm për zvarritje” që po e çon vendin drejt zgjedhjeve të dyfishta – lokale dhe të përgjithshme.

Në një postim publik, Koci thekson se ky është tashmë rasti i 28-të që deputetët nuk arrijnë të arrihen marrëveshje, duke e tejkaluar krizën politike dhe duke hyrë, sipas tij, në territorin e një “plani kriminal me elemente të krimit të organizuar”.

Paraprakisht e dijmë:As sot – nuk do të ketë marrëveshje ndërmjet deputetëve!Hera e 28-të! Kjo situatë nuk është më krizë politike – është kthyer në një plan të qëllimshëm për ta zvarritur zgjidhjen, derisa të detyrohet vendi të shkojë në dy palë zgjedhje: lokale dhe të përgjithshme.Potencialisht, ky është një plan kriminal, me elemente të krimit të organizuar.——-Protesta ime vazhdon.Sot, kërkesa ime është e thjeshtë:Deputetët duhet të heqin dorë nga pagat – derisa ta kryejnë detyrën për të cilën paguhen.Sepse kush merr rrogë pa punuar – mund të quhet edhe hajn.E me e vjedh popullin – nuk ka krim më të madh!