75 Mall Live Search
22:25 / E Enjte, 27 Shkurt 2025 / FR

Arianit Koci shpreh shqetësim për ndalimin e Hekuran Nikçit: Hetimi po zhvillohet pa prova dhe është i pabazuar

Avokati, Arianit Koci, ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për ndalimin e klientit të tij, Hekuran Nikçi dhe mënyrën e trajtimit të çështjes.

Në një deklaratë për media, Koci ka theksuar se ky ndalim është i panevojshëm dhe i pabazuar, duke shtuar se z. Nikçi po hetohet pa prova konkrete që mbështesin përgjegjësinë e tij penale, transmeton IndeksOnline.

Koci theksoi se mënyra e zhvillimit të procesit nuk i ngjan një hetimi të drejtë dhe ligjor, dhe se është e rëndësishme të merret në konsideratë fakti që kjo është një çështje e interpretimit juridik të veprimeve ligjore të palëve në një kontest administrativ.

Ndryshe, kryeinspektori i Inspektoriatit të Punës, Hekuran Nikçi dhe ushtruesi i detyrës së menaxherit në Njësinë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në po këtë institucion, Naim Shalaku janë ndaluar për 48 orë, me urdhër të Prokurorit.

Nikçi dhe Shalaku janë intervistuar nga Policia e Kosovës, Sektori për Hetime Financiare – Njësia kundër Pastrimit të Parave në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në Prishtinë.

Ndalimi i tyre me urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Departamenti për Krime të Rënda – sipas Prokurorisë – ka ndodhur për shkak të dyshimit se i dyshuari Hekuran Nikçi i ka kryer veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “cenim i të drejtave nga marrëdhënia e punës” dhe “përdorim i paautorizuar i pasurisë.”

Reagimi i plotë i Kocit: