75 Mall Live Search
09:59 / E Diele, 28 Shkurt 2021 / Blerim

Arianit Nikqi zgjidhet kryetar i ri i FBAK-ut

Arianit Nikqi, alpinisti njëkohësisht avokati i njohur pejan, është zgjedhur kryetar i ri i Federatës Bjeshkatare-Alpiniste të Kosovës.

Në Kuvendin Zgjedhor që është përfaqësuar nga 35 delegatë prej 22 shoqatave/klubeve anëtare me rreth 900 bjeshkatarë aktiv nga mbarë Kosova, është zgjedhur edhe kryesia e re.

Arianit Nikqi, është alpinisti i parë i cili bashkë me vajzën e tij Mrika Nikqi kanë arritur të pushtojnë të gjitha majat më të larta në botë.

Në këtë udhëtim të jashtëzakonshëm, Mrika është bërë alpinistja më e re në moshë në historinë e alpinizmit që kompleton sfidën “Seven Summits”.