75 Mall Live Search
10:14 / E Enjte, 22 Janar 2026 / KV

Arianit Sllamniku-1 muaj në paraburgim

Gjykata Themelore e Gjilanit ia ka caktuar një muaj paraburgim Arianit Sllamnikut.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i kësaj gjykate Sabit Shkodra.

Sllamniku dyshohet për dy vepra penale “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” dhe ‘Eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testime të barnave”.

Hetimet ndaj tij nisën pas raportimit të emisionit KIKS Kosova në Klan Kosova.

Pa qenë as mjek, ai pretendonte se e ka “shërimin” për autizmin te fëmijët.

Në këmbim të 4 mijë eurove, Arianit Sllamniku, dyshohet se iu ofronte fëmijëve ilaçe të kafshëve.