19:11 / E Premte, 10 Prill 2020 / indeksADMonline

Arifaj: Bordi do të vendos në takimet e ardhshme edhe për pagat në Postë

Kryetari i Bordit të Postës, Mentor Arifaj në konferencën e thirrur nga ministrja në detyrë Rozeta Hajdari, ka folur për shkarkimin e menaxhmentit të Postës.

Ai tha në bazë të të gjeturave, janë bërë edhe shkarkimet.

“Nëse në 2020 janë të planfikuar 2 milion euro humbje, atëherë nuk kuptoj pse menaxhmenti duhet të vazhdohet tutje.

Edhe vet auditori në të gjeturat, konstaton që menaxhmenti s’janë marrë me vendime të mjafueshme në lidhje me mbrojtjen dhe çasjen në zonat e palujtshme.

Të gjitha kontestet ligjore që ekizstojnë në prona, zgjidhen ose procesohen, e që pronar ka vazhdu me qenë vet Posta”, tha ai, transmeton Indeksonline.

Arifaj foli edhe për punësimet familare, të cilat tha janë jo ligjore.

” Punësimet familjare të gjitha ku e ndalon ligji s’do të ketë. S’do të lejohet një gjë e tillë. Ndërsa sa i përket pagave ende s’është marr vendim. Por që do të shqyrtohen në bazë të pozitave, pastaj do të vendoset.

Në vendet e tjera në rajon, paga mesatare në kompanitë postare është më e vogël sesa mesatarja në atë vend, ndërsa në Kosovë paga mesatare në Ndërmarrjen Publike Posta e Kosovës është mbi 2 fish kësaj mesatareje.

Bordi në takimet e ardhshmë do të vendos edhe për paga”, tha ai./Indeksonline