75 Mall Live Search
16:40 / E Premte, 19 Dhjetor 2025 / MSH1

Arifi: Dokumenti i Trumpit ua ka mshelë gojën krejt rrenave

Ish-ambasadori Avni Arifi ka komentuar dokumentin e Trumpit, duke thënë se kjo gjë ka vulosur disa pretendime rreth anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Arifi u shpreh se ky dokument pohon se Kosova në NATO nuk ka qenë slogan i partisë së Ramush Haradinajt por vizion shtetëror.

Sipas Arifit, edhe deklarimi i Kurtit, se “Trump po rrin me shpatë mbi hartën e Kosovës”, po ashtu ka rënë poshtë.

“Obligimi i vetëm sot quhet Marrëveshja e Ohrit dhe ajo është e Kurtit. E pranuar prej tij jo e imponuar nga Amerika.  Dhe po më e keqe se ajo e 2013-s” shkroi Arifi.

Ky është postimi i plotë i tij:

Dokumenti i Trumpit ua ka mshel gojën krejt rrenave

– Kosova direkt në NATO nuk paska qenë sllogan partie e ëndërr e Ramush Haradinajt  por vizion shtetëror në linjë me interesin amerikan të sigurisë Kombëtare.  Sot kjo po shkruhet në dokumentet më serioze Amerikane e jo në statuse

– Rrena e Kurtit në vitin 2020 se “Trump po rrin me shpatë mbi hartën e Kosovës” ka ra përtokë. SHBA është qartë kundër ndarjes dhe kundër korrigjimit të kufijve. Pikë

-Obligimi i vetëm sot quhet Marrëveshja e Ohrit dhe ajo është e Kurtit. E pranuar prej tij jo e imponuar nga Amerika.  Dhe po më e keqe se ajo e 2013-s

Faktet mbesin Rrenat bien