75 Mall Live Search
17:02 / E Mërkurë, 16 Gusht 2023 / S Z

Arifi për arrestimin e asambleistit të VV-së: Albin thuaje një fjalë për “Prokurorinë e kapur” në Tiranë, që po i arreston hajnat e drogaxhitë

Ish shefi i kabinetit të Ramush Haradinajt Avni Arifi ka komantuar rastin e asambleistit të Vetëvendosjes Besnik Mujec, i  cili u arrestua në Tiranë,  nën dyshimin për trafikim droge.

Arifi ka  kërkuar nga kryeministri Albin Kurti të thotë ndonjë fjalë për “Prokurorinë e kapur” të Tiranës, duke pohuar se Kurti në Prishtinë është skifter, ndërsa pulë në Shqipëri.

 “Albin, dil e thuje ndonjë fjalë për “Prokurorinë e kapur” në Tiranë. Për ata që ta arrestuan aktivistin e bashkimit kombëtar. Sepse, në Kosovë saherë që po t’i zënë hajnat tu, po e shan Prokurorinë. Drejtësi nga ti duam.  Jo skifter në Kosovë e pulë në Shqipëri. Prokurori atje edhe prokurori këtu veç punën e vet po e bëjnë: po i arrestojnë hajnat e drogaxhitë.  Ti këtu po fluturon me sharje e akuza, e për Shqipëri e paske angazhu Dimalin me thënë disa fjalë. Ky i shkreti tri fjalë s’po din me i lidh. Ska pasqyre i shkreti me i pa as tenderët nje burimor (300 milion ) as grunin, as vajin, as deshmitart katolik e as do sene tjera qe plot ne i dime por ende s’të kane dal. Mos e mundo njeriun! Pak rahmet aman”, ka shkruar Arifi në Facebook.