14:11 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Arifi: Për rrjedhën e bisedimeve do të informoj zyra e BE-së

Shefi i Negociatave me Serbinë, Avni Arifi, ka njoftuar se për temat që u biseduan në raundin e radhës mes delegacionit kosovar dhe serb, do të informoj Bashkimi Evropian.

Arifi në një postim në Facebook ka shkruar se nuk do ta shkel këtë marrëveshje, duke shprehur keqardhje që nuk mund të ndaj informata për gazetarët.

Ja postimi i tij:

Të nderuar miq,

Ne, dje në Bruksel përfunduam bisedimet dy ditore me përfaqësuesit e shtetit serb të ndërmjetësuar nga BE. Se si kanë shkuar bisedimet jemi pajtuar që komentet të i bëj zyra për informim e BE-së. Për hirë tē korrektsisë do t’i përmbahem kësaj marrëveshje dhe kërkoj falje para të gjithë atyre gazetarëve që këto ditë ishin në kërkim të informatave që unë nuk munda të përgjigjem.

E ndjejë për obligim të bëjë një sqarim sa i përket përbërjes së delegacionit të Kosovës. Në këtë delegacion që unë e udhëheq kanë marrë pjesë vetëm edhe tre përfaqësues politik (Ardian Arifaj, Blerand Stavileci dhe Endrit Shala). Të gjithë anëtarët e tjerë të delegacionit janë ekspert të fushave dhe kriteri i vetëm i pjesëmarrjes ka qenë ekspertiza për fushën, pozita funksionale mbrenda institucionit relevant me marrëveshjen dhe pjesëmarrja e mëparshme në këtë proces të rëndësishëm për Kosovën. Me këtë rast falenderoj sekretarët e përgjithshëm të MD, MAPH dhe MPB, zyrtarin shtetëror për IBM, zyrtarët e KOST, zyrtarë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, zyrtarin e ARBK-së, dhe zyrtarë të tjerë që me ekspertizën dhe dedikimin e tyre ndaj procesit bëjnë që ky proces të marrë drejtimin dhe epilogun e duhur. /Indeksonline/

Temat: