75 Mall Live Search
09:07 / E Martë, 03 Mars 2026 / b l

Arifi thotë se Kurti s’ka asnjë zgjidhje përveç propozimit të Vjosa Osmanit për presidente

Analisti politik, Avni Arifi, ka thënë se Albin Kurti nuk ka asnjë zgjidhje tjetër, përveç propozimit të Vjosa Osmanit për presidente të Kosovës.

Sipas Arifit, Kurti nuk është se ka lobuar për t’u zgjedhur ajo, thotë se shpresa e tij është që s’ia voton opozita.

“Kur bohet, strukturat e tij thonë: “Mjeshtrisht e ka menaxhu”. Kur nuk zgjidhet, thonë: “Opozita na bllokoi”, e elektorati e han foren si petllat”, shkruan ndër të tjera ai.