75 Mall Live Search
21:08 / E Hënë, 29 Mars 2021 / OSH

Arifi viziton studentët nga Kosova të cilët studiojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Sot Ambasadori i Kosovës në Emirate Avni Arifi ka vizituar studentët nga Kosova të cilët studiojnë në Universitetin Qasimija në Sharjah të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në ketë universitet studiojnë 35 studentë nga Kosova. Me këtë rast Ambasadori takoj edhe drejtorin e Universitetit Qasimia

Prof.dr. Awad Al Khalaf me të cilin u bisedua për format e mundshme të bashkëpunimit direkt me Ambasadn e Kosovës por edhe me institucione tjera dhe Universitetin e Prishtinës .

Drejtori Khalaf shprehu gatishmërinë që për vitin shkollor 2021/2022 të ofrojë edhe 10 bursa tjera për studentë nga Kosova. Këto bursa do të jipen për studentë që janë të interesuar të studiojnë ekonominë dhe komunikimin masiv në këtë Universitet.