Arijan Ademi, lojtari më i mirë për vitin 2020 në Kroaci

Futbollisti shqiptar, Arijan Ademi është zgjedhur më i miri për vitin 2020 në Kroaci.
29 vjeçari pati paraqitje të mira dhe ishte futbollisti më i mirë tek skuadra e Dinamo Zagrebit, transmeton Indeksonline.
Edhe pse në vitin 2019 pati probleme të shumta me lëndimet, Ademi arriti të gjej formën më të mirë gjatë këtij viti.
Arijan Ademi luan për kombëtaren e Maqedonisë së Veriut./Indeksonline/