Arijan Ademi shënon gol për Dinamo Zagrebin në Kupën e Kroacisë (VIDEO)

Dinamo Zagreb është kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Kroacisë.
Skuadra ku luajnë futbollistët shqiptarë, Arbër Hoxha e Arijan Ademi, e mposhtën skuadrën Banjole, me rezultat 1-3, shkruan IndeksOnline.
Një nga golashenuesit e ndeshjes ishte edhe Arijan Ademi, i cili shënoi golin e tretë për Dinamon në minutën e 86-të.
Ky ishte goli i parë sezonal për mesfushorin shqiptar nga Maqedonia e Veriut./IndeksOnline/
Arijan Ademi makes it 1-3 and Dinamo can now easily bring the win home!#HNK #Dinamo #Banjolepic.twitter.com/z8pNyJCvDQ
— Croatian Football (@CroatiaFooty) September 25, 2024