Arijanet Muric pyetet se kur do të luaj për Kosovën, kjo është përgjigja e tij
Muaj më parë është njoftuar se portieri i Manchester Cityt, Arijanet Muric ka pranuar se do të luaj për Kosovën.
Ai madje para disa ditësh thuhet se është pajisur me pasaportë të Republikës së Kosovës, shkruan indeksonline.
Ai gjatë ditës ka shtuar mundësinë e pyetjeve në profilin e tij zyrtar në Instagram.
Muric është pyetur se kur mund ta shohim atë duke luajtur për Kosovën.
Ai është përgjigjur se do të jetë surprizë dita e debitimit të tij me Kombëtaren. /IndeksOnline/