18:19 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Arijanet Muriqi zhvillon stërvitjen e parë me Kosovën

Përfaqesuesja e Kosovës e ka mbajtur sot seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e radhës kundër Maltës, më 17 nëntor dhe kundër Azerbajxhanit, më 20 nëntor.

Pjesë e grupit në këtë stërvitje ka qenë edhe prurja më e re, Arijanet Muriqi.

Kjo është stërvitja e parë e Muriqit me Kosovën, i cili mungoj ne stervitjen e pare te zhvilluar te henen.

Shqetësim i vetëm tash për tash mbetet gjendja e Mërgim Vojvodës, i cili ka një tërheqje muskulore dhe po stërvitë i diferencuar. Vojvoda me shumë gjasa nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjën e radhës kundër Maltës. /IndeksOnline/