14:40 / E Diele, 02 Qershor 2019 / indeksADMonline

Arilena Ara paraqitet tejet e lumtur, ka diçka për të thënë

Vajza e talentuar nga qyteti i Shkodrës, Arilena Ara mund të themi se është një ndër sensacionet e reja të muzikës shqiptare, shkruan IndeksOnline.

Ajo fillimisht u bë e njohur si pjesë e festivalit ‘Gjeniu i vogël’, e më pas ajo u bë pjesë e festivalit ‘X-faktor’ ku ishte fituese e këtij kompeticioni.

Nga aty Arilena mori hov drejt një suksesi edhe më të madhë në karrierën e saj.

Kur dihet mosha e saj e re, (20 vjeç) mund të themi se rrugëtimi për një karrierë të bujshme është përpara saj.

Ajo ndiqet me interesim edhe në rrjetet sociale ku e ndjekin një numër i madh njerëzish.

Në llogarinë e saj në Instagram ajo ka postuar një foto ku vërehet mjaft e lumtur me ardhjen e muajit qershorë, ku ka lënë një mbishkrim ‘Hello June’. /IndeksOnline