20:42 / E Shtunë, 04 Janar 2020 / indeksADMonline

Arilena Ara, e thjeshtë por e bukur

Arilena Ara është fituesja e Festivalit të 58-të të Këngës në RTSH.

Ajo tani do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2020, me këngën e saj “Shaj”, shkruan Indeksonline.

Eurosong 2020 do të mbahet në Holandë më 16 maj.

Arilena përvec vokalit të bukur që ka, me thjeshtësinë që ka ka rrëmbyer zemrat e shumë fansave.

Së fundi Arilena ka shpërndarë dy fotografi në Instagram, ku është veshur më të zeza, e po shkëlqente nga bukuria.

Ajo në rrjete sociale është shumë aktive, ku në Instagram ka mbi 1 milionë ndjekës./Indeksonline/