Arilena Ara fituese e RTSH-së, shkon në Eurovizion
Këngëtarja e njohur, Arilena Ara do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2020.
Kënga e saj e titulluar “Shaj” rrëmbeu çmimin e parë në Festivalin e 58 të këngës në RTSH.

Çmimin e dytë e mori Elvana Gjata me këngën, “Të tana” ndërsa çmimi i tretë shkoi për Sara Bajraktari me këngën “Ajër” .
Ndryshe, Eurosong 2020 do të mbahet
në Holandë më 16 maj.