Arilena Ara paralajmëron këngën e re, pjesë e albumit “Pop Art”

Këngëtarja shqiptare, Arilena Ara ka paralajmëruar projektin e saj të ri.
Në një postim në Instagram, Arilena ka prezantuar titullin e këngës së re që do të jetë pjesë e albumit të ri.
“Më ke mungu-13, albumi Pop Art”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e imazhit që solli për 1.2 milion ndjekësit e saj në Instagram, duke njoftuar se kënga e re publikohet këtë javë.
Artistja e njohur prej kohësh ka bërë të ditur se është në përgatitjet të albumit të ri që do të titullohet “Pop Art”. /IndeksOnline/