Arilena Ara punon me producentë të njohur, për t’u përgatitur për Eurovisionin

Arilena Ara do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision dhe do të këndojë në natën e dytë gjysmëfinale, që do të mbahet, më 14 maj në Rotterdam.
Menjëherë pas “Festivalit të këngës”, Arilena u nis në Shtete të Bashkuara të Amerikës, ku po punon për të sjellë një version të ri të këngës “Shaj”.
Thuhet se Arilena po punon me dy producentë, të cilët janë shpallur fitues të çmimeve “Grammy” me projektet e tyre.

“Shaj” do të këndohet në anglisht dhe po riorkestrohet në njërën prej studiove muzikore më të mëdha në botë, ku artistë si Michal Jacksoni kanë realizuar projektet e tyre.