15:05 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Arilena dhe Flori bëhen bashkë, një tjetër projekt e publikojnë sot

Arilena Ara është një nga këngëtaret me zërin më unik në estradën shqiptare.

Ajo njihet për baladat e mrekullueshme, të cilat janë përherë të mirëpritura nga publiku shqiptar dhe më gjerë.

Arilena edhe një herë ka bashkuar forcat me kantautorin e njohur, Flori Mumajesi. Dyshja e njohur nga Shqipëria sot (e martë) pritet të publikojnë projektin e ri muzikor.  

 “Doja” ora 18:00”, ka shkruar Arilena në një postim në Instagram, të njëjtin postim e ka bërë edhe Flori në llogarinë e tij në Instagram./Indeksonline/