75 Mall Live Search
12:31 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Arilena paraqitet tërësisht natyrale nga palestra

Këngëtarja Arilena Ara është një zë mjaft i veçantë në skenën muzikore shqiptare, e cila pëlqehet shumë nga publiku për këngët që ajo sjell, shkruan Indeksonline.

Biondina Arilena Ara është gjithashtu një vajzë mjaft atraktive, e cila zgjon një interesim të madh te publiku për shkak të paraqitjeve të saj.

Ajo njihet si një vajzë mjaft e thjeshtë dhe këtë e dëshmon shpeshherë.

Njesoj ka bërë edhe së fundmi, duke publikuar një fotografi nga palestra e pa grimosur, tërësisht natyrale, duke shfaqur origjinalitetin e bukurisë së saj. /Indeksonline/