Arinjtë e abuzuar lirohen nga kafazi për herë të parë pas disa viteve
Punonjësit e bamirësisë liruan dy arinj nga kafazi për herë të parë pas disa viteve, pasi u shpëtuan nga një kopsht zoologjik armen-pakistanez.
Në videon e përhapur nëpër mediat sociale, e filmuar nga International Animal Rescue, punonjësit shihen duke hequr grilat e hekurta të trasha të një dhome të vogël në të cilën mbaheshin të dy arinjtë.
Ariu i parë shihet se është i shtrirë brenda, përderisa punonjësi e zvarritin për ta nxjerr jashtë në dritën e diellit.
Njeriu i cili filmonte fillimisht identifikoi ariun si të moshës pesë deri në gjashtë vjeç.
Megjithatë, pasi punonjësit shqyrtojnë dhëmbët e ariut, ata zbuluan se ariu është më i vjetër, por duket i ri për shkak se nuk është shumë i madh me trup.
Dieta e keqe e ariut besohet të ketë ndikuar në këtë gjë.
Fondacioni për ruajtjen e kafshëve të egra dhe pasuritë kulturore kryen shpëtimin gjatë mëngjesit të sotëm.
Shpëtimi është pjesë e fushatës së fundit të grupit që quhet “Shpëtimi i madh i ariut”, e që kanë për qëllim të shpëtojnë të gjithë arinjtë e bllokuar ne kushte të këqija në të gjithë vendin para se të rehabilitohen dhe të lirojnë ata përsëri./Indeksonline/