09:48 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / C E

Arinjtë lirohen nga kafazet, sulën drejtë njerëzve

Një ngjarje dramatike i ka tmerruar turistët dhe gazetarët në një park afër Irakut.

Gjashtë arinj, të cilët u shpëtuan nga autoritetet u liruan nga kafazet e tyre gjatë një projekti për ruajtjen e kafshëve të egra në rajonin e Kurdistanit në Irakun verior.

Në momentet pas hapjes së kafazeve, arinjtë e tërbuar u sulën drejt turmës së vëzhguesve dhe gazetarëve derisa ceremonia u shndërrua në kaos.

Të gjashtë arinjtë po liheshin në shtëpitë e tyre të reja në malet Gara pasi u shpëtuan nga aktivistët nga robëria.

Kafshët u mbajtën në kafaze çeliku, të rrethuara nga një turmë e madhe reporterësh, spektatorësh dhe oficerë të armatosur.

Fotografi dramatike kapën skenën kaotike ndërsa fotografët dhe spektatorët vrapuan për t’i shpëtuar kafshëve. Mbetet e paqartë nëse dikush është plagosur në incident. /IndeksOnline/