75 Mall Live Search
22:41 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ariu hyn brenda në shtëpi, tmerrohen adoleshentët

Një ari ka hyrë në një banesë në Kaliforni, teksa brenda ndodheshin dy adoleshentë.

Kafsha gjigante sapo u fut shkoi drejt frigoriferit për të ngrënë.

Ariu hyri në banesën në Truckee, Kaliforni përmes derës së garazhit, ndërsa një kamera kapi momentin kur ariu shëtiste në kuzhinë dhe dhomën e ndenjes.

15-vjeçari Hayes Sherman dhe shoku i tij sapo dëgjuan hapat e ariut dhe zhurmën që shkaktoi kafsha kur u fut brenda banesës shkuan në drejtim të derës.

Ata e mbajtën me forcë në mënyrë që ariu të mos futej brenda.

Kafsha mori në frigorifer, akullore e biskota dhe i hëngri në divanin në dhomën e ndenjes.

Hayes përdori orën e tij të Apple për të telefonuar nënën e tij, e cila po flinte në katin e dytë, për ti treguar që një ari ishte futur në shtëpi dhe të mos zbriste nga shkallët. Më pas 15-vjeçari telefonoi policinë, që mbërriti pas 15 minutash duke bërë të mundur nxjerrjen e ariut nga banesa pa u dëmtuar askush.

Ariu hyn brenda në shtëpi, tmerrohen adoleshentët on Vidnews.