22:44 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ariu i bën vizitë të papritur miqëve të tij policë

Një stacion policor në Kaliforni ka pasur një vizitë të papritur nga një ari.

Kamerat kanë kapur ariun deri sa po e hapte derën dhe po qëndronte në dy këmbët, transmeton Indeksonline.

Pasi qëndroi disa momente në stacion ariu u largua. Në videon e postuar nga stacioni policor, në përshkrimin e videos kishin shkruar: “Ne kishim një vizitor të papritur natën e kaluar.”

Raportohet se asnjë polic nuk është lenduar, poashtu asnjë dëm nuk është bërë./Indeksonline/