Ariu mbyt disa dele dhe dëmton koshere bletësh në Prizren
Pronari i deleve Ramell Demiri nga fshati Pousk e Prizrenit ka pësuar një dëm në orët e mëngjesit. Dëme po ashtu ka pësuar edhe pronari i bletëve, Tusun Krasniqi nga lagja Tusus Prizren, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Behët fjalë për 28 copë dele dhe mbi 5 koshere me bletë.
Ata i kanë deklaruar policisë se këto dëme i ka shkaktuar ariu. Këtë e ka konfirmuar për portalin zyrtari për media në Prizren, Vesel Gashi.






