Ariu shfaqet në Brezovicë, ja pamjet e kapura nga kamerat

Një ari është shfaqur të martën dy herë radhazi në zonën e Brezovicës, raporton IndeksOnline.
Ariu është filmuar nga qytetarët, njëherë teksa vrapon në borë ndërsa herën e dytë në një kontejner të mbeturinave.
Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar video të ariut i cili paraqet rrezik për banorët e zonës dhe turistët.
Ende nuk dihet nëse janë njoftuar autoritetet përkatëse përkitazi me ngjarjen./IndeksOnline/