75 Mall Live Search
14:07 / E Enjte, 25 Shtator 2025 / P M

Ariu zbarkon në Novosellë të Pejës, mbytë disa dele

Ka disa ditë që flitej se në fshatin Novosellë të Pejës ishin parë dy arinj. Kjo u konfirmua kur pësoi materialisht blegtori Isa Camaj.

Tetë dele të racës rumanovka i ka mbytur ariu në orët e para të mëngjesit. Vlera e një dele të kësaj race kap shumën rreth 700 euro.

Blegtori ka thënë se askujt s’po i intereson për dëmin që i është shkaktuar atij. /Indeksonline/