Arjan Konomi flet hapur, kërkon lirimin e Cllevios (video)
Ka disa javë që Cllevio është arrestuar.
Arrestimi i tij erdhi pasi pati një përleshje me reperin Noizy, shkruan Indeksonline.
Shumica e fytyrave publike përmes rrjeteve sociale duke bërë edhe hashtag #freecllevio, kërkuan lirimin e tij.
Pas ish të dashurës Megi Pojani, edhe opinionisti Arjan Konomi kërkoi t’i lirohet miku i tij.
Me një video në Instagram në të cilin u shfaqën të qeshur bashkë, Arjani uroj që ta takoj Cllevion sa më shpejtë.
Postimi i plotë:
“@cllevio_ganggo na mungon miku im! Të qeshurat tona me gjithë shpirt, humori dhe diskutimet mbi historinë, filmat, mbi Marta Goebblesin dhe Anna Bolenen. E mbi të gjitha Natali Portman 😁😊😁 Shpresoj të të shoh sa më shpejt! Zoti të ndihmotë ty dhe shpirtin tënd të pastër e të vërtetë! Përfundoftë sa më shpejt kalvari yt o njeri me zemer, mendje dhe kulturë të pasur!”, shkroi ai./Indeksonline/