75 Mall Live Search
13:17 / E Diele, 07 Shtator 2025 / L A

Arjen Robben fillon karrierën profesioniste në Padel

Futbollisti legjendar, Arjen Robben filloi karrierën e tij në një sport tjetër.

Ish-futbollisti i Bayern Munichut, tashmë do të vazhdojë karrierën në sportin e padelit.

Në moshën 41 vjeç, ai debutoi në CUPRA FIP Tour, duke fituar ndeshjen e tij të parë në raundin kualifikues të FIP Bronze në Westerbork.

Siç raporton “Marca”, Robben, së bashku me partnerin e tij Werner Lutsma, mposhtën Ralf Boekema dhe Marc Veldmaa me rezultatin, 4-6, 6-3, 7-6.

Aventura e tyre përfundoi në raundin kryesor, ku humbën ndaj Sten Richters dhe Thijs Roper me rezultatin 1-6, 0-6.