15:33 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

Arjola Shehu transferohet në një tjetër televizion: Sezoni i ri e gjen në Ora News!

Prej kohësh moderatorja e njohur, Arjola Shehu u shkëput nga televizioni Klan dhe programi i paradites që drejtonte.

Fillimisht, u përfol se Arjola do të niste një projekt të sajin sërish në këtë televizion, por kjo nuk ndodhi.

Aktualisht, moderators së njohur i është besuar drejtimi i Miss Shqipëria 2019, produksion i Petri Bozdos, por duket se paralelisht, Arjola është në bisedime për shtatorin.

Burime pranë Indeksonline kanë treguar se Arjola Shehu është në prag të nënshkrimit të marrëveshjes me Ora News për një program në këtë radiotelevizion. Të njejtët burime kanë treguar se emisioni ka të bëjë me të ftuar në studio dhe intervista shoëbizzi.

Sigurisht, kjo periudhë do të shërbejë si një periudhë për të konkretizuar dhe sjellë në jetë emisionin  e ri, që duket se do të jetë një nga programet tona të preferuara këtë sezon që po vjen.

Kujtojmë se radiotelevizioni Ora News bëri të tijin edhe Kelvi Kadillin, mik dhe koleg i Arjolës.