13:06 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Arkeologet zbulojnë misterin e mumies që bërtet (Foto)

Mbetjet konsiderohen të çuditshme sepse nuk janë në të vërtetë të mumifikuara, edhe pse ai ishte  varrosur pranë mumieve të familjes mbretërore.

Arkeologët mendojnë se kanë zgjidhur misterin e një ” mumje që bërtet”, një kufomë e lashtë egjiptiane me një gojë të hapur, raporton Independent.

I njohur si “I panjohuri Mashkull” u gjet në kompleksin e varrit Deir el-Bahari në Egjipt.

Analiza e ADN-së zbuloi se këto mbetje në të vërtetë i përkasin princit Pentevere, birit të faraonit Ramsay III, i cili ishte përfshirë në një komplot për të vrarë babain e tij.

Të dhënat historike tregojnë se princi u dënua me vdekje duke u varur për shkak të tradhtisë së tij. /Indeksonline/

Temat: