22:39 / E Diele, 01 Dhjetor 2019

Arkitekti kosovar: Mënyra si janë realizu ndërtimet në Durrës, numri i të vdekurve do ta prekte 4-shifrorin

Një ditë pas tërmetit tragjik, një grup profesionistësh e inxhinierë nga Kosova u nisën drejt Durrësit e Tiranës, për të ndihmuar në përcaktimin e dëmeve strukturore të godinave të këtyre qyteteve.


Në gjithë këtë organizim ndërveproi edhe Ministria e Arsimit e Shqipërise me kërkese për ekzaminim te 42 shkollave fillore e të mesme në teritorrin rreth Durrësit, Krujës, Lezhës e disa vendeve më të prekura nga tërmeti i së martës.

Visar Geci, nga Shoqata e Arkitektëve të Kosovës, përmes një shkrimi në bazë të ekzaminimit që kanë bërë, ka thënë se në bazë të asaj çfarë ka parë, ai mendon se shifra e të vdekurve do ta prekte 4- shifrorin, përcjell Indeksonline.

Ai ka thënë se 80 % e objekteve në Durrës, tashmë janë të pabanueshme ose veç se janë shkatërruar.

Ky është postimi i tij i plotë:

Shtylla mbajtëse me një objekt në Durrës. Pa armaturë!

Në bazë të asaj cka kom pa si jan’ realizue ndërtimet, kisha mendu që shifrat e të vdekurve kishin me prek’ nr. 4 shifrorë…

TMERR!!!

Shumica e objekteve kan’ qen’ të pabanueshme pa u ba hic termeti! Jon rreziku të shemben nga vetvetja! Të “ndërtuara” pa asni kriter hic!

Kjo asht cmenduri! Kjo punë asht VETVRASJE KOLEKTIVE!

Sipas meje cka kom pa, mendoj që 80% e objekteve në Durrës tashme jan’ të pabanueshme ose vec jan’ shkatrrue.

Logjika: “KURSE MATERJAL, SE TA KOMPENZOJ ME JET’ NJERËZISH”