Arkitekturë moderne dhe unike, vetëm në Kompleksin Banesor “Te Kodra” në Suharekë
Me një arkitekturë moderne dhe unike Cima Construction po ndërton Kompleksin banesor “Te Kodra” në Suharekë, e cila do të jetë një lagje moderne. Ka një plan urbanistik dhe shtrihet në pjesën Jug-Perendimore të qytetit dhe çdo ditë e më shumë po bëhet pjesë e rëndësishme e këtij qyteti.
Lokacioni i Kompleksit Banesor “Te Kodra” si i tillë ka qasje shumë të mirë si për automjete gjithashtu edhe për këmbësorët në Rrugën“Adem Kuqi”, “Milit Kryeziu”dhe“Pavaresia”.
Objektet kanë orientim Lindje-Perendim dhe Jug, me dritë dhe diell të mjaftueshëm si dhe hapësira të lira duke respektuar distancat e nevojshme për banim.
“TE KODRA” përbëhet me tre objekte afaristo-banesore nga -2B+P+7 duke u lidhur mirë njëra me tjetrën.
Arkitektura moderne, unike dhe e qëndrueshme e bën këtë kompleks të veçantë. Kompleksi ofron mundësi të mira për zhvillimin e jetës familjare të shëndoshë me hapësira gjelbëruese, shtigje dhe hapësira për lojë.
Stabiliteti i ndërtesës është kushti kryesorë i projektimit dhe ndërtimit, duke respektuar me përputhshmëri normat dhe standardet europiane si dhe duke i`u referuar materialeve me cilësinë më të lartë në industrinë e ndërtimit.
Tullat me linja të thjeshta e karakterizojnë fasadën e objekteve dhe i japin një frymë të re Kompleksit “TE KODRA”, dhe sigurojnë izolim të përkryer dhe një fasadë qe mirëmbahet lehtë dhe i qëndron kohës.
Duke marrë parasysh kërkesat e klientëve tanë që gjithmonë na kanë besuar, ne do të mundohemi të aplikojmë teknologjitë e fundit në ndërtim për të ofruar dinamikën dhe cilësinë më të lartë në çdo njësi banesore dhe duke u kujdesur deri në detajin më të vogël nga ana funksionale dhe shfrytëzueshmërinë e çdo hapësire.
Privatësia dhe komoditeti i banorëve është rritur duke organizuar në cdo hyrje të objektit L1 me 5 njësi banesore dhe L2,L3 vetëm nga 4 njësi banesore në kate të lidhura me shkallë të gjera dhe 2 ashensorët komod.Parkingjet për vetura në bodrumet e ndërtesave i plotësojnë nevojat për banorët e ndërtesave duke respektuar standardet dhe normat e ndërtimit.
Gjithashtu parkingjet jashtë ndërtesave i plotësojnë nevojat e lokaleve afariste dhe janë në harmoni me kriteret të cilat parashihen sipas planeve dhe rregullave urbanistike.