09:25 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Arkivi i komunës së Pejës përfshihet nga zjarri

Një zyre e Arkivit Komunal në Pejë është kapluar nga zjarri gjatë natës.

Sipas raportit të policisë, dyshohet shkaktar ishte një ngrohëse elektrike që kishte qenë e kyçur gjatë tërë natës.

Si pasojë e zjarrit, është djegur një kompjuter, një printer dhe një tavolinë e punës.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe eksperti i zjarreve. Rasti është duke u hetuar./Indeksonline/