75 Mall Live Search
22:48 / E Martë, 16 Dhjetor 2025 / MSH1

Arktiku kalon vitin më të nxehtë ndonjëherë

Arktiku ka kaluar vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, sipas një raporti të publikua sot nga Agjencia Amerikane për Vëzhgimin Oqeanik dhe Atmosferik (NOAA), i cili paraqet një tablo alarmante për këtë rajon veçanërisht të ekspozuar ndaj pasojave të ngrohjes globale.

”Mes tetorit 2024 dhe shtatorit 2025, temperaturat ishin 1.6 gradë Celsius mbi mesataren e periudhës 1991–2020”, sipas raportit vjetor për Arktikun, i cili mbështetet në të dhëna që datojnë që nga viti 1900.

Tom Ballinger, bashkautor i studimit dhe studiues në Universitetin e Alaskës tha se ishte alarmante të shihej një ngrohje e tillë në një periudhë kaq të shkurtër, duke e cilësuar këtë prirje të paprecedent ndoshta edhe për mijëra vjet.

Viti i analizuar nga NOAA përfshin vjeshtën më të ngrohtë, dimrin e dytë më të ngrohtë dhe verën e tretë më të ngrohtë në Arktik që nga viti 1900.

Ky rajon, i cili përfshin Polin e Veriut, ndikohet nga një fenomen i quajtur ”amplifikim arktik”, që bën që ai të ngrohet më shpejt se gjerësitë gjeografike mesatare.

Ky mekanizëm lidhet me disa faktorë, përfshirë humbjen e dëborës dhe të akullit.