14:55 / E Premte, 17 Nëntor 2023 / A. M.

Arlind Sadiku jep informacione për ndeshjen Zvicër-Kosovë, ankohet për gjendjen e fushës!

Gazetari i njohur sportive, Arind Sadiku ka dhënë detaje rreth ndeshjes Zvicër-Kosovë, që do të zhvillohet nesër në Basel.

“LIVE nga Baseli. Gjendja e fushës nuk është ideale. Në pikëpyetje stërvitjet e Zvicrës dhe Kosovës a do mbahen në St. Jakob Park”, ka thënë ai.

Ndryshe, Kosova është nisur mëngjesin e sotëm drejt Zvicrës. Me disa mungesa te ndjeshme dhe atmosferë jo aq të mirë për shkak të disa “të pakënaqurve”,

Kosova do të tentojë të marr pikë në sfidën e nesërmë në Basel ndaj Zvicrës. Matematikisht Kosova është ende në garë për kualifikim, por që i duhen patjetër 3 pikë në ndeshjen e nesërme.

Pa Muriqin, Rrahmanin e Zhegroven, Kosova nuk do ta ketë të lehtë këtë përballje ndaj Zvicrës që poashtu po kalon në krizë rezultatesh. /Indeksonline/

Mos i humb