75 Mall Live Search
16:53 / E Enjte, 02 Tetor 2025 / Gj Sh

Arlind Sadiku mohon zërat nga Italia: Zhegrova do të jetë pjesë e Kosovës për ndeshjet e tetorit

Mediat italiane ditën e sotme kanë raportuar se Edon Zhegrova nuk do të jetë i gatshëm për Kosovën për dy ndeshjet e muajit tetor.

Por gazetari ksooavr, Arlind Sadiku ka mohuar këto raportime dhe ka njoftuar se ylli kosovar do të jetë i gatshëm për ndeshjet me Slloveninë dhe Suedinë, shkruan IndeksOnline.

Ai ka thënë se Zhegrova do të jetë 100% i gatshëm për dy ndeshjet e muajit tetor dhe se të henën do të zbarkojë në Prishtinë.

Ai do të grumbullohet me shokët e tjerë ku duket se veçse ka marrë ftesë nga selektori Franco Foda, për dy ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës.

Kujtojmë që Zhegrova mungoi në dy ndeshjet e muajit shtator, atë ndaj Zvicrës dhe Suedisë, për shkak të transferimit te Juventusi, ku i ka marrë kohë për të udhëtuar dhe nënshkruar me bardhezinjtë./IndeksOnline/