75 Mall Live Search
16:10 / E Martë, 03 Gusht 2021 / A. A

Arlind Shabani nënshkruan me Prishtinën

Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Arlind Shabani.

19 vjeçari ka nënshkuar kontratë 3 vjeçare me kryeqytetasit.

“Kam pasur shumë oferta nga disa klube të vendit dhe jashtë, mirëpo interesimi i Prishtinës bëri që unë mos të hezitoj dhe ta zgjedh fanellën bardhë e kaltër. Jam shumë i lumtur që për 3 vitet e radhës do ta vesh fanellën e ekipit më të madh në Kosovë. Shpresoj që së bashku gjatë këtyre viteve ti arrijmë synimet e klubit dhe ti bëjmë krenar tifozë tonë të flaktë Plisat” deklaroi Shabani për faqen zyrtare të Prishtinës.

Ai ka luajtur në 4 skuadra, KEK-un, Trepçën 89, Ramiz Sadikun dhe Struga Trim-Lum.

/Indeksonline/