75 Mall Live Search
10:37 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Arma e re e SHBA-së, që shkreh 5 plumba njëherësh

Një prodhues armësh në SHBA ka tërhequr vëmendjen e ushtrisë amerikane.

Martin Grieri ka krijuar një pushkë që kombinon pesë plumba në një tytë të vetme. Me pak fjalë, tyta ka pesë vrima dhe mund t’i shkrehë njëherësh.

Por jo vetëm kaq. Arma e re është edhe më e lehtë për t’u mbajtur, për t’u përdorur, madje për t’u pastruar, duke sjell një risi të vërtetë në këtë fushë.

Ben Grieri, vëllai i Martinit dhe bashkëpronar i kompanisë “L5” që prodhon armën, tha se ushtria amerikane ka kërkuar ta testojë, ndaj ata po punojnë për një model të ri të nivelit ushtarak.

Grieri është në të gjashtëdhjetat. Ai nuk ka shërbyer në ushtri, por është rritur midis armëve dhe tornove. Ai thotë se në gjithë këta vjet, armët kanë qenë pak a shumë njësoj, ndaj kjo mund të jetë risia e parë në dekada.