21:22 / E Diele, 29 Tetor 2023 / Gj. Sh

Armaldo e uroi për shtatzëninë, ja si u përgjigj Kiara

Armaldo Kllogjeri ka qenë sot i ftuar në “Dancing With the stars Fan Club”, që prezantohet nga Kiara Tito.

Pak pas nisjes së intervistës, Armaldo ashtu si gjithë kureshtarët, donte të mësonte të vërtetën LIVE për shtatzëninë e Titos, e në emision nuk kanë munguar ngacmimet.

“Doja të uroja për shtatzëninë, nuk e di nëse je apo jo, po kështu thuhet!”- i tha ai Kiarës.

Moderatorja e kaloi bisedën menjëherë në një temë tjetër, duke mos e zbuluar sërish se si qëndron e vërteta.

Ajo tha se do flasin një ditë tjetër për këtë dhe se sot ishin aty për të folur për Maestron.