Armand Duka për deklaratën e Lorik Canës në lidhje me organizimin Shqipëri-Serbi: Unë i ftoj të gjithë ta shohin pozitivisht!

Armand Duka paraditen e sotme ishte i ftuar në “Euronews Now”, ku ka folur për paraqitjen e Kombëtaren ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë. Kreu i FSHF-së ka prekur një sërë temash, ndërsa ka treguar edhe situatën me Brajan Grudën dhe një afrim të mundshëm të tij te kuqezinjtë.
Sa i takon organizimit të europianit të U-21 me Federatën Serbe, Duka ftoi të gjithë ta shikojnë nga ana sportive dhe benefitet që do të ketë vendi ynë për këtë turne. Ndër të tjera nënvizoi se kjo do të ndihmojë edhe Kosovën të marrë statusin e saj.
E keni parë deklaratën e Lorik Canës? Sigurisht që e kam parë. Edhe për Lorikun keni marrë nga konteksti vetëm disa paragrafe. Unë i ftoj që ta shohin pozitivisht. Mesazhi është pozitiv. Kosovës deri në 2027 do ti shërbejë për statusin e saj.
Parullat dhe koret raciste ndaj shqiptarëve? Nga FSHF nuk ka dhe nuk do ketë kurrë mesazhe negative për popull tjetër. Por edhe në stadiumin tonë motrat e serbëve i kemi në cdo ndeshje dhe kjo është negative. Ne të shkojmë të shohim ndeshje futbolli dhe serbët po ashtu të shohin një ndeshje futbolli.