75 Mall Live Search
09:37 / E Enjte, 09 Tetor 2025 / G T

Armand Duka për vizitën e Infantinos në Prishtinë: Kjo tregon peshën që ka fituar futbolli i Kosovës në arenën ndërkombëtare

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dje ishte në Kosovë, ku u nderua me një medalje nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe numri një i FSHF-së, Armand Duka, shkruan Indeksonline

Përmes rrjeteve sociale, Duka shkroi se kjo ardhje e Infantinos në Kosovë tregon peshën që ka fituar futbolli i Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Një ceremoni domethënëse, nën kujdesin e presidentes Vjosa Osmani dhe mikut tim, president Agim Ademi, që tregoi sa dinjitet dhe peshë ka fituar futbolli i Kosovës në arenën ndërkombëtare”, shkruhet në postimin e Dukës

“Unë dhe Federata Shqiptare e Futbollit do të jemi gjithmonë pranë Kosovës në këtë rrugëtim të përbashkët”, vazhdon postimi i kreut të FSHF-së.

/Indeksonline/