15:36 / E Martë, 12 Tetor 2021 / B O

Armand Krasniqi zgjedhet rektor i Universitetit “Haxhi Zeka”, zëvëndëskryeministrja e uron dhe ka një kërkesë

Armand Krasniqi është zgjedhur rektor i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë. Krasniqi është zgjedhur me mandat 4 vjeçar me vendim nga këshilli drejtues i universitetit.

Krasniqi ka patur edhe pritjen e parë zyrtare në nivel të lartë. Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Emilija Redzepi e ka vizituar dhe uruar Krasniqin për detyrën e re.

Ajo ka patur një kërkesë publike në emër të komunitetit boshnjak.

“Urime rektori i ri i Universitetit Haxhi Zeka prof. Dr. Armand Krasniqi në emërim, dhe pres me padurim reforma të reja në mësimdhënien e gjuhës boshnjake” shkruan Redzepi në njoftim.