75 Mall Live Search
17:35 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Armando Broja flet për debutimin e tij me Chelsean

Armando Broja dje ka debutuar me skuadrën e parë të Chelsea-s të udhëhequr Frank Lampard.

Sulmuesi shqiptar tregoi se ishte shumë i emocionuar gjatë ndeshjes, dhe se priste në çdo moment debutimin e tij

Ishte një ndjenjë e mrekullueshme. Që kur isha fëmija kam ëndërruar për këtë gjë. Kam ardhur këtu si i vogël dhe sot në debutim ishte një ndjenjë fantastike”, ka thënë 18-vjeçari.

“Para se të hyja në fushë isha disi i shqetësuar, gjë që nuk më ndodhë shpesh, por ishte hera e parë që po luaja për skuadrën e parë”.

“Kisha një bisedë para ndeshjes me kapitenin (Cesar Azpilicueta) dhe ai më tha se duhej të shijoja momentin e debutimit dhe unë e shijova lojën për aq minuta sa luajta”.

 “E di se Liga Premier është ndër më të vështira në botë, ndoshta më e vështira, por që kam shijuar momentin e debutimit dhe kisha përkrahjen e trajnerit (Frank Lampard), ka shtuar më tej Broja.

Sulmuesi shqiptar e zëvendësoi Olivier Giroudn në minutën e 88-të, duke treguar një lojë të mirë për më shumë se pesë minuta në fushë.