75 Mall Live Search
14:26 / E Diele, 08 Mars 2020 / indeksADMonline

Armando Broja grumbullohet nga trajneri Lampard për ndeshjen ndaj Everton

Pak çaste më parë është publikuar dhe formacioni zyrtar i Chelseat për përballjen ndaj Everton, e vlefshme për javën e 29-të në Premier League.

Për herë të parë, sulmuesi shqiptar, Armando Broja do të jetë i grumbulluar nga trajneri i “Bluve të Londrës”, Frank Lampard.

Djaloshi nga Malësia e Madhe do ta nisë sfidën  nga stoli, me shpresën që të aktivizohet për disa minuta me skuadrën e parë të Chelseat.

Gjithashtu Broja hyri në stadium me ekipin e parë edhe në ndeshjen e fundit kundër Liverpulit, por atje nuk do të gjendej as në stol. Këtë herë ndryshon historia, ndërsa është një moment kulminant për karrierën e Brojës.