20:12 / E Hënë, 02 Tetor 2023 / C E

Armando Broja nga minuta e parë ndaj Fulhamit, publikohen formacionet zyrtare

Pas tri ndeshjeve radhazi pa fitore, Chelsea synon që sonte të rikthehet te fitorja në Premierligë.

Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino do të luajë në udhëtim ndaj Fulhamit, në kuadër të javës së shtatë.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Craven Cottage”, me fillim prej orës 21:00.

“Blutë” nuk dinë për fitore në tri ndeshjet e fundit, duke regjistruar dy humbje e një barazim. Chelsea ka grumbulluar pesë pikë deri tash dhe ndodhet në pozitën e 15-të në tabelë.

Në anën tjetër, Fulhami hyn në këtë ndeshje pas barazimit me Crystal Palce. Fulhami është në pozitën e 12-të me tetë pikë.

Vlen të theksohet se sulmuesi shqiptar, Armando Broja, në këtë ndeshje luan nga minuta e parë.

Formacionet zyrtare:

Fulham:

Chelsea: