Armando Broja rikthehet në stërvitje te Evertoni

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja është rikthyer në stërvitje te Evertoni.
Sot klubi nga Premier League ka mbajtur stërvitje dhe aty mori pjesë edhe sulmuesi “kuqezi”, shkruan Indeksonline
Broja dhe klubi i Evertonit gjenden në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi këtë vikend kanë “pushim”, për shkak se zhvillohet kompeticioni i FA Cup.
Broja gjatë këtij sezoni ka luajtur vetëm shtatë ndeshje për shkak të lëndimeve të vazhdueshme që i ka pasur qysh nga fillimi i sezonit 2024/25./Indeksonline/
Good to see Armando Broja “on the grass” in UAE for training with Everton. #EFC #Everton #UTFT pic.twitter.com/VVSAIDpHvY
— Bluekipper.com (@bluekippercom) February 28, 2025