Armando Broja, ylli shqiptar që po shkëlqen në Angli

Sulmuesi shqiptar e shfaqi klasin e tij edhe mbrëmë duke e regjistruar golin e katërt Premierligë, ndërsa i ka shënuar dy edhe në Carbao Cup.
Armando Broja e ka vazhduar shkëlqimin.
Sulmuesi shqiptar ka shpërthyer këtë sezon në Premierligë.
20 vjeçari ishte përsëri protagonist mbrëmë tek Southamptoni.
Ai realizoi gol të bukur në barazimin 2:2 në udhëtim ndaj Crystal Palacet.
Broja realizoi në minutën e 36-të nga jashtë 16 metërshit me një saktësi impresionuese për t’i kaluar udhëtuesit përkohësisht në epërsi.
Ky ishte goli i katërt sezonal në Premierligë për Brojën, i cili është në pronësi të Chelseat.
Paraprakisht, ai kishte realizuar ndaj Leedsit, Burnleyt e Brightonit.
Ndërkohë, i ka shënuar dy gola edhe në Kupën e Ligës, respektivisht Carabao Cup ndaj Newport Countyt.
Broja i ka luajtur 806 minuta deri tash këtë sezon.
Prej tyre, 621 minuta në Premierligë dhe 185 në Kupë.
Kampionët e Evropës po e ndjekin me kujdes lojtarin dhe planifikojnë ta rikthejnë atë në “Stamford Bridge” sezonin tjetër.
Kjo pasi Broja i ka shënuar katër gola, sa i kanë realizuar së bashkua Romelu Lukaku dhe Timo Werner.
Sulmuesi shtatlartë shkëlqeu edhe në Kombëtaren shqiptare këtë vit, duke shënuar gola të rëndësishëm.
Pa diskutim, Armando Broja është sulmuesi më i mirë shqiptar i momentit.
Duke e pasur parasysh moshën e tij të re, ai në vitet në vazhdim mund të arrijë në një nivel tjetër.